Site icon Telegrafi

Lorik Aliu fajëson Prishtinën për ngecjen në karrierën e tij

 Ai do të operohet në Hannover të Gjermanisë, për herë të tretë nga i njëjti lëndim dhe siç thotë populli, kjo mund të jetë e treta e vërtetë, pasi në dy operimet e mëhershme në Tiranë dhe në Shkup, ai nuk pati sukses, duke iu përsëritur lëndimi.

Personi që do ta dërgojë në Gjermani, është Altin Lala, ish futbollist i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së njohur gjermane, Hannover, i cili e kishte dërguar në Hannover edhe Milot Rashicën që sot luan te Vitesse.

Në një intervistë për Tribuna Channel, Aliu ka thënë se të martën do të niset për në Gjermani dhe prej tash e tutje, menaxher i tij është Altin Lala. Ai akuzon Prishtinën, për moslejim të kalimit të tij në Luzern.

Exit mobile version