Site icon Telegrafi

Lori vjen me dy risi (Video)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Loreta Kaçka-Lori, thotë se është ndarë shumë e kënaqur me pritjet që i janë bërë këngës së saj më të re.

“Fat” titullohet kënga që Lori solli më 10 qershor dhe këngëtarja thotë se deri tani ka marrë komente shumë të mira.

“Kënga po ecën mirë. Komentet ishin të mira si për këngën ashtu edhe për klipin. Jam e kënaqur. Të shohim si po ecën”, ka thënë ajo për KTV-në.

Lori thotë se titulli lidhet edhe me vetë personalitetin e saj, sepse ajo “beson shumë në fat”.

Në këngën më të re, Lori ka bashkëpunuar me Erkenc Hysën dhe Arsim Bunjakun.

Exit mobile version