Telegrafi

Lori tregon a është e dashuruar dhe a ka tatuazhe

Loreta Kaçka – Lori ishte e ftuar në emisionin “1 Kafe me Labin”, ku foli për klipin e saj të fundit dhe për shumëçka rreth jetës së saj .

Këngëtarja ka treguar se është e dashuruar, por nuk ka treguar më shumë detaje, transmeton 21Media.

Sa i përket projektit të fundit, “A e di sa shumë të dua”, tha së këtë këngë e ka kënduar shumë herë nëpër koncerte, ashtu që ta sjellë me klip në mënyrën e saj. Ndërsa ka theksuar se me balada të reja do të vazhdojë në muajin shkurt.

Lexo po ashtu “A e di sa shumë të dua” në versionin e Lorit (Video)

Lori ka folur edhe për tatuazhet duke treguar se nuk ka asnjë në trupin e saj.

“Nuk kam asnjë tatuazh, mami im ka qenë gjithmonë kundër sepse ajo ka parë nëpër media se janë infektuese dhe arsyeja tjetër është se, sipas fesë, nuk është mirë të mbash tatuazh”, ka thënë Lori.