Telegrafi

Lori së shpejti sjell bashkëpunimin e ri me Baboo Darabuka (Foto)

Këngëtarja Lori është një prej zërave më të dashur për publikun.

Ajo këtë vit ka publikuar disa projekte muzikore, të cilat kanë qenë shumë të suksesshme, gjersa edhe për fundvit është mjaft e angazhuar.

Përveç mbrëmjeve të ndryshme në muizkë, Lori ka treguar se shumë shpejt do të vijë në një bashkëpunim me grupin e njohur “Baboo Darabuka”.

Lexo po ashtu Lori

Ajo ka publikuar një fotografi në Instagram Story, ku shihet nën shoqërinë e djemve të grupit, teksa në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar “Vjen së shpejti”.

Lori paralajmëron bashkëpunimin e ri me Baboo Darabuka. Foto nga Instagram Story.

Mesa duket, ky bashkëpunim do të jetë projekti i saj i fundit për këtë fundvit. /Telegrafi/