Këngëtarja Lori është një prej zërave më të dashur për publikun.
Ajo këtë vit ka publikuar disa projekte muzikore, të cilat kanë qenë shumë të suksesshme, gjersa edhe për fundvit është mjaft e angazhuar.
Përveç mbrëmjeve të ndryshme në muizkë, Lori ka treguar se shumë shpejt do të vijë në një bashkëpunim me grupin e njohur “Baboo Darabuka”.
Ajo ka publikuar një fotografi në Instagram Story, ku shihet nën shoqërinë e djemve të grupit, teksa në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar “Vjen së shpejti”.
Mesa duket, ky bashkëpunim do të jetë projekti i saj i fundit për këtë fundvit. /Telegrafi/