Ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt muzikor, por duket se shumë shpejt do të vjen me risi.
Këngëtarja e njohur, Lori u bë e dashur për publikun me baladat romantike.
Prive njoftoi se do t’i rikthehet dashurisë së vjetër duke sjellë një këngë të re, që do publikohet javën e ardhshme.
Balada e punuar nga Armend Rexhepagiqi dhe Darko Dimitrov do titullohet “Një takim.”
Kanë mbaruar xhirimet e klipit dhe të gjithë presin momentin që Lori të publikojë hitin e ri.
Ndryshe, këngëtarja do të sjell edhe këngë të tjera gjatë këtij viti.