Këngëtarja Loreta Kaçka, e njohur për publikun si Lori, ka ardhur me këngën e saj të re, “Ajo nuk është unë”.
Kënga është publikuar në vazhdën e këngëve që shtëpitë diskografike publikojnë në kuadër të programeve të Vitit të Ri.
Këngëtarja pak javë më parë kishte publikuar edhe këngën tjetër, po ashtu në kuadër të programeve të vitit të ri “Mjerë dashnia”.
E ftuar në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, Lori ka thënë se për të gjithmonë janë të mirëseardhura komentet që kanë të bëjnë me këngën, por ajo thotë se “nuk janë të mirëseardhura komentet që kanë të bëjnë me jetën personale apo karakterin”.
Ajo thotë se nuk i pëlqejnë kritikat për karakterin nga njerëz që nuk ia njohin pjesën e karakterit.
“Më pëlqejnë kur më kritikojnë për atë që shohin”, ka deklaruar ndër të tjera Lori. /Telegrafi/