Telegrafi

Lori Miho publikon këngën e re “See The Light”

Lori Miho/Foto: YouTube

Lori Miho vazhdon të jetë aktive dhe e angazhuar në muzikë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe jeton prej vitesh.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare së fundmi ka publikuar këngën e re, e cila vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale.

“See The Light” mban titullin projekti i saj i ri, ndërsa ka bashkëpunuar me të vëllanë, Angelo Miho.

Lori Miho/Foto: YouTube

Ky i fundit është përkujdesur për tekstin dhe producimin, teksa miksimin dhe masterizimin e kanë bërë Shpëtim Saraci dhe Marco Borsatti.

Gjithashtu, një bashkëpuntor i ngushtë i saj për këtë projekt është edhe fotografi i famshëm shqiptar, Fadil Berisha.

Lori shquhet për zërin e saj të veçantë, e cila vitin e kaluar ishte pjesëmarrëse e “Kënga Magjike 2018” me këngën, “Energji”. /Telegrafi/