Telegrafi

Lori lahet në pishinë, në temperaturë 3 gradë! (Foto)

Këngëtarja e njohur Loreta Kaçka – Lori është shumë e pëlqyer nga publiku, dhe kjo ka ndikuar që ajo të ketë një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale.

Ndonëse nuk është aq shpesh aktive, por prapëseprapë fansat e duan dhe ajo nuk harron që të publikojë ndonjë fotografi herë pas here për ta.

Lexo po ashtu A dinit se Lori ka mbaruar studimet për flaut dhe mjekësi?

Së fundmi, ajo ka publikuar një imazh në Instagram Story ku shfaqet duke u larë në një pishinë, e cila duket të jetë në ambient të hapur.

Mirëpo e çuditshme është temperatura që mbitorën aty, pasi përmes apliakcionit tregues, këngëtarja ka bërë të ditur se ishte vetëm 3 gradë Celsius.

Këngëtarja Lori lahet në pishin në temperaturë 3 gradë Celsius. Foto nga InstaStory.

Nuk dihet nëse këtë gjë Lori e ka bërë për xhirimet ne ndonjë klipi të ri apo thjeshtë për rekreacion, mirëpo sido që të jetë duket se ajo ka shijuar paksa notin në këto ditë të ftohta. /Telegrafi/