Telegrafi

Lori me klip dhe album të ri

Loreta Kaçka do të vijë me projektet e saj të reja muzikore.

Këngëtarja e njohur për Telegrafin tha se ka të realizuara disa këngë por ka vendosur që këtë sezon ta fillojë me diçka ritmike.

“Kam të realizuara edhe disa balada por kam vendosur që ato të publikohen më vonë ndërsa tani të vijë me një këngë ritmike”, tha Lori, e cila këngës do t’i realizoj edhe videoklipin.

Për muzikën dhe orkestrimin është kujdesur Irkenc Hyka ndërsa për tekstin Arsim Bunjaku & Petro.

Veç këtij projekti Lori është duke punuar edhe rreth një albumi live me muzikë popullore./Telegrafi/