Telegrafi

Lori me këngë për biondinat (Video)

“Bjondina” mban titullin kënga e re e Loreta Kaçkës që është realizuar me videoklip.

Irkenc Hyka qëndron prapa kësaj kënge, pasi ia ka realizuar muzikën dhe aranzhimin.

Për miksimin dhe masterizimin është kujdesur JOJO.

Ndërkaq, anën vizuale të këtij projekti muzikor e ka bërë Max Production.

“Projekti im më i ri ‘Bjondina’. Shpresoj t’ju pëlqejë”.

“Faleminderit të gjithëve që kanë qenë pjesë e këtij projekti”, shkruan në një postim në Instagram.

Lori vjen e këndshme dhe joshëse në videon muzikore që pritet të pëlqehet nga fansat e saj. /Telegrafi/