Site icon Telegrafi

Lori Hoxha rrëfehet për shpejtësinë, vetinë që e karakterizon dhe që e kishte edhe babai i saj

Blogerja Lori Hoxha është tashmë një ndër personazhet më të përfolura në showbizin shqiptar, gjersa vite më parë të gjithë e njihnin si vajza e të ndjerit Dritan Hoxha, themelues i Top Medias.

Ka qenë e pranishme në disa intervista, por rrallë herë ka preferuar të prononcohet për detajet lidhur me familjen e saj.

Megjithatë, së fundmi blogerja Hoxha e ftuar në një nga emisionet e In TV, ka rrëfyer për një veti të përbashkët që ajo ka me të atin.

Lexo po ashtu Të gjitha ljmet për Lori Hoxha

Lori ka treguar se është shumë e shpejtë, dhe se nuk i merr asnjëherë gjërat me ngadalë, pavarësisht se shumë njerëz nga rrethi i saj i thonë vazhdimisht: “Të lutem mos, më avash…”.

Ajo ka treguar se këtë veti të shpejtësisë e kishte edhe i ndjeri, babai i saj, dhe në fakt ishte shpejtësia ajo që i mori atij jetën. /Telegrafi/

Exit mobile version