Telegrafi

Lori Hoxha kujton babanë në ditëlindjen e tij: Festo me engjëjt (Foto)

Themeluesi i ndjerë i Top Medias, Dritan Hoxha, të hënën do të festonte ditëlindjen e tij të 49-të sikur të mos kishte ndërruar jetë në vitin 2008.

Me këtë rast e ka kujtuar vajza e tij, Lori Hoxha, e cila ka bërë një postim emocional në rrjetet sociale.

“Festo me engjëjt baba. Na mungon çdo ditë”, shkruan në përshkrimin krahas një fotografie të babait të saj të publikuar në Instagram.

Në imazhin e postuar shfaqet Dritan Hoxha pikërisht duke i fryrë qirinjtë në një prej ditëlindjeve të tij.

Hoxha lindi më 16 tetor 1968 dhe ishte një biznesmen i suksesshëm dhe themelues i Top Medias.

Ai ndërroi jetë më 23 maj të vitit 2008 pas një aksidenti me veturën e tij, Ferrari.

Ndërsa në krye të Top Medias tash është pikërisht Lori Hoxha. /Telegrafi/