Site icon Telegrafi

Lori dhe Diellza Kolgeci gatuajnë sonte në “Delikatise Kitchen” (Foto/Video)

“Delikatise Kitchen” vjen edhe sonte me receta interesante!

Show më i madh i gatimit Delikatise Kitchen shumë shpejt u bë pjesë gati e çdo familje në Kosovë, Maqedoni dhe Preshevë, qysh në episodat e para u pëlqye shumë nga publiku si koncept i garës së madhe të gatimit që sjellë receta nga më të ndryshmet.

Pasi që në fazën e parë garuesit fillojnë garën secili me recetat e veta kjo është një mundësi për secilin kandidat ta prezantojë recetën e vetë dhe po ashtu shikuesit kanë një interes të madh të mësojnë receta të reja.

Garuesit do të kenë mundësin të marrin këshilla nga kuzhinieri profesionist Ismet Banjska që recetën ta kompletojnë me çdo detaj po ashtu edhe shikuesit mundë të mësojnë gjëra lidhur me kuzhinën.

Moderatorja Maki Bajrami në këtë episode ka përzgjedhur mysafir special këngëtaren Lori dhe Diellza Kolgeci që do të flasin rreth ushqimit të preferuar dhe cilat janë gatimet që ato i bëjnë më së shpeshti, po ashtu duhet të japin votën me pikë 1 deri 5 se sa ju pëlqeu ushqimi i katër kandidatëve garues, dhe votimi profesional do ju jepet nga kuzhinierët profesionist me votë 1 deri 10 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version