Site icon Telegrafi

Lorenzo Serra: Gënjeshtër është se dikush nuk e dëshiron Maqedoninë në BE

“Tendenca është e qartë – Maqedonia ka mundësi shumë të mirë të bëhet anëtare e BE-së, por ka detyrë shtëpie çfarë duhet të bëhet, e ajo është zbatimi i reformave”, tha sot ambasadori i Spanjës në Maqedoni, Emilio Lorenzo Serra.

Ai tha se është gënjeshtër e madhe se dikush nuk e dëshiron Maqedoninë në BE, duke aluduar në një pjesë të fushatës para referendumit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shumë nga reformat që BE i kërkon nga Maqedonia t’i zbatojë, janë për të mirën e qytetarëve. Qëllimi është të bëhet sistem i bazuar në sundimin e së drejtës, që do ta mbrojnë qytetarin e rëndomtë nga keqpërdorimet e pushtetit”, tha Sera.

Ai shtoi se BE-ja është donatori më i rëndësishëm në Maqedoni dhe se kjo të paraqitet ndryshe, është absurde./Telegrafi/

Exit mobile version