Telegrafi

Lorenzo Lucca konsiderohet pasues afatgjatë i Ibras te Milani

(Foto: Instagram/lorenzolucca17)

Milani është duke e shënjestruar sulmuesin e Pisas, Lorenzo Lucca, si pasues afatgjatë të Zlatan Ibrahimovicit.

Gazzetta Dello Sport raporton se Rossonerët do të përpiqen ta transferojnë 21-vjeçarin që në afatin kalimtar të janarit.

Për t’i siguruar shërbimet e tij, Milani duhet të paguajë një shumë prej 10 milionë eurosh që konsiderohet e mjaftueshme për ta bindur klubin që e pronëson.

(Foto: Instagram/lorenzolucca17)

Lucca ka shënuar gjashtë gola në shtatë ndeshjet e para në Serie B këtë sezon.

Ndërkohë, Ibrahimovic i ka mbushur 40 vjet dhe këtë sezon është duke u përballur me probleme të vazhdueshme me lëndimet. /Telegrafi/