Telegrafi

Lorenzo i kënaqur me ndryshimet në Silverstone

Ngasësi i Fiat Yamaha, që është në krye të renditjes, ka regjistruar kohën më të mirë në stërvitjen e lirë me 5.991 sekonda.

“Unë jam i kënaqur se si shkoi kjo ditë dhe jam vërtet i kënaqur me shtegun, është i shpejtë dhe është kënaqësi të ngasësh në të. Ne kemi punuar shumë dhe unë kam pasur xhiro shumë të shpejta, në mënyrë që ta kuptoj çdo kënd të pistës”, theksoi Lorenzo. /Telegrafi/