Site icon Telegrafi

Loredana josh fansat me imazhet e realizuara në mes të dëborës

Loredana Foto: Instagram/loredana

Loredana është njëra nga rep-artistet shqiptare që ka arritur të depërtojë në tregun muzikor gjerman.

Duke jetuar dhe vepruar në Zvicër, ajo ka arritur që nga po i njëjti vend të shpërblehet me çmime të ndryshme për prodhimtaritë e saj.

Përkundër punës në projekte muzikore, ajo është aktive edhe në rrjete sociale, duke mbajtur të azhurnuar fansat.

Gjatë ditës së sotme (e premte) bukuroshja bionde ka shpërndarë disa fotografi, ku shfaqej atraktive.

Lori shihej e veshur e tëra në të bardha, kurse imazhet i kishte realizuar në mes të dëborës.

Ndërkohë, “Kein Hunger” është projekti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me Ufo 361. /Telegrafi/

Exit mobile version