Telegrafi

Lorena Haliti sensuale në pozat e fundit

U bë e njohur për publikun shqiptar në saje të titullit të vitit 2013, “Miss Idaho Teen USA”.

Është fjala për bukuroshen shqiptare Lorena Halitin, e cila po vazhdon të bëj karrierë në Amerikë.

Megjithëse nuk e kemi parë që një kohë të gjatë në pasarelat botërore të modës, 22-vjeçarja nuk do të thotë që është larg vëmendjes së mediave rozë.

Zeshkania kohët e fundit ka publikuar disa fotografi joshëse në llogarinë personale në Instagram.

“Bukuria nuk është fytyra, bukuria është drita në zemër”, ka shkruar ndër të tjerash ajo teksa shihet në poza joshëse.

Lexo po ashtu Ish-e dashura e Seven Saraqit thumbon këngëtarin me një dedikim në Instagram, ky i fundit i kundërpërgjigjet

Theksojmë se ditë më parë Haliti është bërë pjesë e agjencisë së modës “MP Management Los Angeles”.

Ndryshe, Lorenën tash e tutje pritet ta shohim në shumë evente të ndryshme të botës së modës. /Telegrafi/