Telegrafi

Lorena Haliti kritikohet për fotot provokuese: E di kush jam dhe nuk mund të ndryshojë

Lorena Haliti tash e kohë është duke bërë karrierë të suksesshme prej modeleje në SHBA.

Ajo ditë më parë u raportua se i ka dhënë fund lidhjes disavjeçare Tanner McEvoy.

Kjo nuk e ka penguar në punë prej modele, të cilën gjë ka vazhduar ta bëjë edhe gjatë këtij fundviti.

Megjithatë, duket se jo çdo kush po i pëlqen imazhet seksi të ish-Miss Idaho Teen, pasi ka marr kritika të ndryshme.

Në fakt, përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se ka dashur ta fshin një fotografi shkaku i pozave provokuese, por që nuk e ka bërë një gjë të tillë.

“E kam fshirë këtë imazh pasi që nuk kam dashur të kem imazh të keq tek ju. Por, më vonë e kam kuptuar se kush jam dhe fotografitë e modeles nuk do të më ndryshojnë”, ka shkruar ndër të tjerash zeshkania.

Lexo po ashtu Lorena Haliti ndahet nga i dashuri amerikan

Ndryshe, Haliti është duke punuar në projekte të reja në fushën e modës përtej oqeanit Atlantik. /Telegrafi/