Telegrafi

Lorela paralajmëron shumë projekte për vitin e ardhshëm

Që nga pjesëmarrja e saj në ‘The Voice’, Lorela Karoshi spikati me zërin e saj të ëmbël e të veçantë. Prej atëherë, ajo e ka zhvilluar karrierën e saj në disa drejtime: klipe, këngë të reja dhe pjesëmarrje në festivale.

E pyetur në programin e mëngjesit Wake Up, nëse do ta bënte një klip provokues për të arritur më shumë klikime në YouTube, Lorela ka thënë duke qeshur: “Pse jo, do ta bëja një klip të tillë, për të arritur një miliard klikime!”, transmeton TCH.

Në një bilanc për vitin 2016 dhe për karrierën e saj muzikore, këngëtarja ka thënë se ky ka qenë një vit i ngarkuar dhe i suksesshëm.

“Ka qenë një vit i ngarkuar, me shumë projekte muzikore. Kam publikuar disa bashkëpunime, kryesisht në anglisht, por së fundmi, me pjesëmarrjen në Festivalin e fundvitit i jam rikthyer gjuhës shqipe dhe krijimeve të mia”.

“Nga viti 2017 pres të krijoj sa më shumë muzikë të mirë e të fal dashuri!”, ka pohuar Lorela.