Site icon Telegrafi

Loredana zgjedh të shijojë një arratisje me partnerin gjerman në Green Coast

Loredana Zefi, këngëtarja me origjinë nga Kosova e lindur në Zvicër, po shijon pushimet në resortin turistik Green Coast.

Loredana së fundmi po shijon një lidhje dashurie me futbollistin e Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi dhe mesa duket ka vendosur t’i mburret partnerit me plazhet dhe destinacionet turistike shqiptare si Green Coast.

Këngëtarja, e njohur për hitet e saj që kanë kryesuar listat muzikore si “Bonnie & Clyde” dhe “Kein Plan”, duket se ka zgjedhur plazhin me Blue flag në Green Coast, për disa ditë të qeta dhe për energji të reja, pse jo mbase për frymëzim për një hit të ri.

Loredana dhe Karim Adeyemi

 

Loredana

 

Loredana dhe Karim Adeyemi
Exit mobile version