Telegrafi

Loredana Zefi me befasi për fansa

Loredana Zefi është një ndër rep-artistet më të përfolura shqiptare gjatë muajve të fundit.

Këngëtarja u akuzua për një mashtrim të një çifti zviceran dhe për këtë ka nisur hetimet gjersa së fundi u raportua se ka krizë në lidhjen me reperin, Mozzik.

Por, duket se thashethemet nuk po e pengojnë biondinën që të punojë fuqishëm në video projektet e reja muzikore.

Në fakt, bukuroshja përmes llogarisë personale në Instagram ka treguar se është duke punuar në albumin muzikor, i cili do të përmbajë 12 këngë.

Një prej tyre i dedikohet vajzës së saj, Hanës, të cilën e ka nga bashkëshortësia me këngëtarin gjersa me partnerin e jetës do ta dëgjojmë edhe në dy këngë, “Eiskalt dhe “Nicht Allein”.

Ndryshe, Zefi ditë më parë solli këngën e re në bashkëpunim me Meron, “Kein Plan”, i cili deri më tani është shikuar mbi 7 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/