Ajo komentohet pothuajse për çdo paraqitje e fotografi që ndan me ndjekësit në rrjetet sociale.
Fjala është për reperen shqiptare, Loredana Zefi, e cila tashmë ka arritur të fitoj zemrat e të gjithëve me stilin e saj të veçantë.
Biondja, e cila numëron 2.7 milionë ndjekës vetëm në Instagram, ka marrë vëmendje të madhe me ‘look-un’ në disa fotografi që ka publikuar ditë më parë.
Krahas pamjes unike, Lori u përfol për një palë vathë të markës ‘Gucci’ që kanë formë gjarpri të kuruara me disa kristale.
Siç bën të ditur faqja “What They Wearin”, këta vathë të artistes nga Ferizaj kushtojnë 1100 euro.
Zefi ndërkohë shquhet për jetën luksoze që bën, kjo në bazë të makinave dhe brendeve të ndryshme të veshjeve që ekspozon në rrjetet sociale.
Veç tjerash, Loredana këto ditë u përfol edhe për një ribashkim me partnerin e saj, Mozzik, me të cilin ka një vajzë të quajtur, Hana. /Telegrafi/