Rap – artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, kohëve të fundit është kthyer në një nga personazhet më të përfolura në shtypin rozë.
Biondja, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, vazhdon të komentohet për ndarjen nga bashkëshorti i saj, Mozzik, kjo pasi dyshja hoqën të gjitha fotografitë e përbashkëta në rrjetet sociale dhe tashmë as nuk ndiçen nga njëri-tjetri.
Megjithatë, këngëtarja shqiptare është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ndërsa ndan imazhe dhe video të ndryshme me fansat e saj.
Këtë herë, ajo ka publikuar një fotografi para pasqyrës, ku tregon barkun e sheshtë, ende pa u bërë një vit që nga lindja e vajzës, të cilën e pagëzuan me emrin, Hana.
Në të njëjtin imazh, Loredana po ashtu thotë se ka një fizik të tillë pa bërë ushtrime në palestër dhe pa operacione plastike.
Ndryshe, Loredana ditë më parë solli albumin e ri, i cili përmban gjithsej dymbëdhjetë këngë, në mesin e të cilave edhe bashkëpunimet me ish-partnerin e saj, Mozzik dhe vëllanë e tij, Getinjon. /Telegrafi/