Site icon Telegrafi

Loredana Zefi surprizohet nga miqtë me dhurata të veçanta në ditëlindjen e 25-të

Loredana Zefi (Foto: Instagram)

Artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, ditën e sotme (e martë) feston ditëlindjen e 25-të.

Reperja, e cila numëron hite të shumta, me këtë rast ka pranuar një sërë urimesh dhe surprizash nga miqtë dhe të afërmit.

Duke qenë se është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ajo në InstaStory ka ndarë me ndjekësit dhuratat dhe befasitë që ia bënë.

Loredana Zefi (Foto: Instagram)

“Urime ditëlindjen Nana”, shkruan sipër një torte ku është fotografia e vajzës së Lorit, Hanës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Loredana Zefi

Më pas, Loredana u surprizua edhe me dy tortë të tjera në të cilat pozon krah të ëmës dhe tashmë babait të ndjerë.

Loredana Zefi (Foto: Instagram)

Biondja tash e disa vite ka qenë emër tejet i përfolur në faqet rozë si nga ana profesionale e po ashtu edhe nga ajo personale.

E njëjta vitin e kaluar i dha fund lidhjes me reperin Mozzik, me të cilin ka vajzën – Hanën.

Loredana Zefi (Foto: Instagram)

Ndërkohë, disa nga projektet më të suksesshme të saj janë: “Mit Dir”, “Genick”, “Madam”, “Romeo & Juliet”, “Eiskalt”, etj. /Telegrafi/

Loredana Zefi (Foto: Instagram)
Exit mobile version