Rap-artistja, Loredana Zefi së fundmi është shndërruar në një nga personazhet më të përfolura në shtypin rozë.
Pas skandalit në Zvicër, dje ( e enjte) së bashku me reperin Mozzik ka arritur në Kosovë, kurse sot ka njoftuar fansat e saj se do të mbajë një konferencë për media për të treguar të vërtetën rreth asaj që ndodhi para pak ditëve.
“Ju ftoj që sot me datën 10.05.2019 (e premte) në hotelin Emerald në Prishtinë, të vini në Konferencë për Media, ku unë do të jem me avokatët e mi Tomë Gashi dhe Artan Sadiku për të sqaruar të vërtetën lidhur me publikimet në media të ditëve të fundit lidhur me atë që ka ndodhur vërtetë, në rastin në Zvicër”, ka shkruar ajo në postimin e saj në Instagram.
Këngëtarja ishte pre e një arrestimi nga policia zvicerane, nën akuzat e një çifti zviceran të cilët e denoncuan për kanosje, zhvatje të parave dhe vënie në lajthitje.
Bukuroshja është raportuar se shtetasve zviceran t’i ketë marrë rreth 900 mijë franga zvicerane, por që për momentin e dashura e Mozzikut po mbrohet në liri.
Ndryshe, biondina gjithashtu u akuzua edhe nga një mikeshe se i kishte vjedhur disa qindra euro gjatë qëndrimit në Kosovë. /Telegrafi/