Reperja shqiptare, Loredana Zefi, është rikthyer fuqishëm jo vetëm në rrjete sociale, por edhe në muzikë.
Artistja, e cila numëron 2.7 milionë ndjekës në Instagram, u kthye në këtë rrjet të popullarizuar pas një pauze të gjatë.
Ajo ditë më parë publikoi këngën e re “Intro”, teksa sonte do të lansojë një tjetër projekt.
Përmes rrjeteve sociale, biondja ka njoftuar se në mesnatë sjell bashkëpunimin me artisten Delara.
E njëjta ka ndarë një insert të shkurtër të klipit, i cili po ashtu duket të jetë tejet i veçantë.
“Ne flasim gjermanisht, zemër. E enjte 23:59”, shkroi ajo krahas videos.
Siç tregoi Lori, këngët janë pjesë e albumit të ri “Medusa” që pritet të lansohet i plotë në dhjetor.
Në “Intro”, ajo rrëfeu gjëra nga jeta personale, përfshirë edhe ndarjen nga reperi Mozzik. /Telegrafi/