Telegrafi

Loredana Zefi publikon këngën e re “Pinky Promises”

Foto: YouTube

Rap-artistja shqiptare, Loredana Zefi, është kthyer me këngë të re pas një kohe të gjatë.

Ajo ka publikuar projektin e ri “Pinky promises”, të cilën e ka interpretuar në gjuhën gjermane dhe e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Miksimi i kësaj kënge u bë Hubertus Dahlem, kurse për masterizimin u kujdes Lex Barkey.

Loredana Zefi (Foto: YouTube)

Protagoniste në klip mes tjerash është edhe vajza e saj, Hana, të cilën e ndan me reperin Mozzik.

Lexo po ashtu Mozzik dhe Getinjo vijnë me këngën e re "Toto Rina"

Projektin e plotë tanimë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Lorit.

Loredana Zefi dhe vajza e saj, Hana (Foto: YouTube)

Biondja është kthyer me muzikë pas një pauze që bëri prej disa muajsh dhe reagimet e para të fansave kanë qenë tejet pozitive.

E njëjta po vazhdon jetën së bashku me të bijën mes Zvicrës e Gjermanisë. /Telegrafi/