Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, prej disa ditësh ka nisur punën për projektin e ri muzikor.
Këngëtarja, e cila shquhet për stilin e veçantë, së fundmi u prezantoi fansave një pjesë të shkurtër të këngës së re.
Ajo ka publikuar një video në llogarinë personale, Instagram, duke interpretuar këtë këngë e cila titullohet “Tut mir nich leid”.
“Pse unë jam akoma në ballinë të telefonit tuaj?”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë videos.
Reagimet ndërkohë në hapësirën për komente nuk munguan as nga ndjekësit e miqtë që mban në këtë rrjet të popullarizuar.
Lori momentalisht është duke shijuar suksesin e këngës së saj të fundit të quajtur, “Rockstar”, e cila për një javë ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në YouTube.
E njëjta po ashtu është përfolur për një ribashkim me ish-partnerin e saj, Mozzik, pas disa fotografive të tyre të përbashkëta. /Telegrafi/