Telegrafi

Loredana Zefi pozon për revistën gjermane “Tush”

Loredana Zefi (Foto: Instagram)

Reperja shqiptare, Loredana Zefi, tashmë dihet se prej vitesh jeton dhe vepron mes Zvicrës dhe Gjermanisë.

Bukuroshja me prejardhje nga Ferizaj zë shpesh kopertinat e revistave prestigjioze, siç ka ndodhur edhe kësaj radhe.

Ajo ka pozuar së fundmi për revistën gjermane “Tush”, gjersa ka zgjedhur të shfaqet e veçantë e me veshje unike.

E njëjta shfaqet atraktive duke mbajtur një glob ngjyrë të argjendtë, e me një bluze të tillë të shkëlqyer.

Lexo po ashtu "Milionat i kam bërë vetë", Loredana Zefi zbulon tatuazhin e veçantë në qafë

Megjithatë, kjo duket se është hera e parë që ka pozuar për këtë revistë ndonëse ka qenë e pranishme në disa të tjera të njohura.

Loredana Zefi (Foto: Instagram)

Krijuesja e hitit “Gjuj për to” muajve të fundit ka qenë më e fokusuar në karrierë e projekte të reja muzikore.

Ajo ka paralajmëruar disa projekte që besohet se do të lansohen në vijim. /Telegrafi/