Rap-artistja e njohur nga Ferizaj, Loredana Zefi, ditën e nesërme (e enjte) pritet të sjell këngën e re.
Ajo tashmë ka finalizuar projektin e ri, ku siç ka treguar përmes rrjeteve sociale mban titullin “Tut mir nicht leid”.
Duke qenë se mezi po pritet kënga dhe klipi i saj, e njëjta së fundmi u ka sjell fansave disa pamje të reja nga xhirimet e videoklipit.
Lori këtë herë ka befasuar me ndryshimin në dukje, ndërsa prezantoi flokët ngjyrë portokalli.
Kjo ndërkohë u mirëprit nga fansat dhe miqtë, të cilët e komplimentuan mjaft shumë në postimin e ndarë me 2.7 milionë njerëzit.
“E enjte, 23:59”, ka shkruar ajo, duke treguar se ky projekt lansohet nesër në mesnatë.
Deri në publikimin e kësaj kënge, Loredana akoma po shijon suksesin e “Rockstar” që për pak ditë ka mbledhur miliona klikime në YouTube. /Telegrafi/