Telegrafi

Loredana Zefi ndan një moment intim me Karim Adeyemi

Rap-artistja shqiptare, Loredana Zefi, tashmë ka konfirmuar lidhjen e re me futbollistin e Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi.

Të njëjtit po vazhdojnë të mbajnë një romancë të lumtur, pavarësisht angazhimeve në profesionet e tyre.

Futbollisti gjerman së fundmi ka qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, larg partneres.

Foto: Screenshot/Instagram

Përveç bisedave virtuale të cilat janë publikuar në rrjete sociale, biondja këtë herë ka ndarë një imazh tjetër në InstaStory.

Lexo po ashtu “Përgjithmonë” - Loredana Zefi publikon momente të veçanta me partnerin e saj të ri, Karim Adeyemi

Këngëtarja ka publikuar një moment intim, ku shfaqen të përqafuar me njëri-tjetrin e me veshje të njëjta.

Foto: Screenshot/Instagram

Lidhja e re e artistes nga Ferizaj vjen pak vite pas ndarjes nga artisti i famshëm, Mozzik.

Ata kanë bashkë një vajzë të quajtur, Hana. /Telegrafi/