Site icon Telegrafi

Loredana Zefi merr vëmendje me postimin e fundit: Donin që të ‘shisja’ ish-partnerin tim, kisha shumë urrejtje

Foto: YouTube

Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, rrallëherë bën reagime në rrjete sociale që kanë të bëjnë me jetën personale, ndonëse i mban fansat më të përditësuar rreth projekteve të reja muzikore.

Ajo ka shpërthyer së fundmi me një status të publikuar në Instastory, ku thekson se ka marrë shumë urrejtje, por ka qenë e fortë për familjen dhe vajzën e saj.

E njëjta mes tjerash tregon se shumë i kanë kërkuar që ta ‘shiste’ edhe ish-partnerin, ku me shumë gjasë i referohet reperit Mozzik, edhe pse nuk ka zbuluar më shumë rreth kësaj.

Foto: Screenshot/Instagram

Postimi i plotë i Loredanës:

“Asnjë nuk e kishte këtë urrejtje që kisha unë… asnjë. Po si thonë? Zoti vë në sprovë më të fortët, dhe po dreqin isha shumë e fortë.

Për familjen time për fëmijën tim dhe për të gjithë ata që më kanë dashur gjithmonë që nga dita e parë… Unë u dëshpërova për çdo gjë, donit të më ndërprisni thirrjen? Të më përfshinit? F*** you. Dëshironit që unë të zbuloja familjen time për ta bërë fytyrën time më të pastër? F*** you, doje që unë të shisja ish-burrin tim që të përmirësoja reputacionin tim? F*** you.

Unë nuk i shes askujt as personin që më urren, sepse bën gabime. Unë kam qenë personi më besnik në të gjithë industrinë, të gjithë ata që më njohin kanë qenë gjithmonë kaq të habitur sa e mirë jam në të vërtetë.

Por askush nuk guxoi të thoshte në sy të publikut. Të gjithë të tjerëve që kanë vazhduar të më duan edhe sot e kësaj dite, betohem se do të ju dua dhe nuk dorëzohem kurrë”. /Telegrafi/

Exit mobile version