Një projekt i ri muzikor është publikuar edhe nga këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Loredana Zefi.
Artistja, e cila jeton mes Zvicrës e Gjermanisë, ka lansuar një këngë të re në gjuhën gjermane.
“Let’s go” titullohet projekti, i cili është kompletuar edhe nga ana vizuale me paraqitje atraktive të 26-vjeçares.
Miksimi i këngës u bë nga Hubertus Dahlem, kurse për masterizimin u kujdes Lex Barkey.
Producimi ndërkohë u realizua nga Gilbert Ngom me video të xhiruar në lokacione të ndryshme.
Kjo vjen pak pak ditë pas këngës “Heart attack” që e solli në bashkëpunim me Noizyn.
Dueti i tyre për shtatë ditë ka kaluar shifrën e tetë milionë klikimeve në platformën YouTube. /Telegrafi/