Telegrafi

Loredana Zefi këtë javë publikon këngën e re “Mit Dir”

Loredana Zefi (Foto: Instagram)

Loredana Zefi, reperja shqiptare e cila jeton dhe vepron në Zvicër, këtë vit është shndërruar në një nga emrat më të përfolur në mediat rozë.

Ndërkohë që e tillë po vazhdon të jetë akoma, gjersa sot (e hënë), tregoi se edhe një projekt po vjen nga ana e saj.

Me këtë lë të kuptohet se viti 2019 nuk do mbyllet me kaq për 24-vjeçaren dhe fansat janë shumë të gëzuar për këngën e re të reperes nga Ferizaji.

Njoftimin e bëri të ditur përmes një postimi të publikuar në llogarinë e saj personale, Instagram, e cila bën të ditur se lansohet këtë të enjte pas mesnatës.

Lexo po ashtu Loredana dhe Florijana ndër personat më të kërkuar në Zvicër në kategoritë përkatëse në Google

Ajo po ashtu zbulon se edhe këtë herë ka bashkëpunuar me producentët Miksu, MaCloud dhe se kënga mban titullin “MIT DIR” që në shqip do të thotë “Me ty”.

“Mit Dir, të enjten 23:59”, ka shkruar krahas fotografisë që shfaqet duke pirë cigare.

Se është një nga artistet më të kërkuara kjo u dëshmua edhe javën e kaluar, pasi ishte ndër personat më të kërkuar në Zvicër në kategoritë përkatëse në Google.

Përveç projekteve muzikore, biondja ka qenë e përfolur edhe për akuzat për zhvatje, ndarjen nga ish-partneri Mozzik e shumëçka tjetër. /Telegrafi/