Telegrafi

Loredana Zefi kërkoi 120 mijë euro për të kënduar në “Alba Festival”

Foto: Instagram

Është duke u mbajtur festivali i shqiptarëve në Zvicër “Alba Festival”.

Në koncertin madhështor të ftuar janë një sërë yjesh të estradës shqiptare, ndonëse mungojnë disa personazhe të njohur.

Në mesin e tyre është edhe rap-artistja shqiptare, Loredana Zefi, e cila jeton dhe vepron në Zvicër.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo nuk ndodhet në ‘line up’ të koncertit, ndonëse së fundmi për fansat ka treguar edhe arsyen.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Loredana Zefi

“Përse nuk je në Festivalin Alba?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua teksa ajo u përgjigj shkurt se kërkoi të paguhej 120 mijë euro.

Ditën e djeshme (e shtunë) performuan: Kida, Ermal Fejzullahu, Elita 5, PINT, Mozzik dhe Getinjo, Ledri Vula dhe Lumi B, Elvana Gjata si dhe Dhurata Dora.

Ndërsa sot (e diel) do të interpretojnë: Yll Limani, Tayna, Regard, Dardan, Ghetto Geasy, Butrint Imeri dhe Dafina Zeqiri. /Telegrafi/