Reperja e njohur nga Ferizaj, Loredana Zefi, tashmë është nënë e një vajze të quajtur, Hana.
Ajo dhe ish-partneri i saj, reperi Mozzik, u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit 2018.
Dyshja vitin që lamë pas u bashkuan sërish për t’u ndarë vetëm pak javë më vonë me një njoftim të bërë në rrjete sociale.
Sido që të jetë, artistja së fundmi ka shpërndarë një imazh të Hanës në InstaStory duke thënë se dëshiron një fëmijë të dytë.
“Kam nevojë për një fëmijë të dytë”, ka shkruar ajo.
Pavarësisht spekulimeve në internet, biondja vazhdon të jetë nënë beqare e përkushtuar në masë të madhe në karrierë.
Ajo vitin që shkoi bashkë me Mozzik sollën një album të përbashkët të quajtur, “No Rich Parents”. /Telegrafi/