Site icon Telegrafi

Loredana Zefi: Kam ardhur në Kosovë për të xhiruar klipin e ri

Këngëtarja shqiptare, Loredana Zefi ditëve të fundit është shndërruar në një nga emrat më të përfolur në media.

Bukuroshja jonë ishte arrestuar dhe më pas liruar nga autoritet zvicerane me dyshimet se e ka mashtruar, zhvat dhe kërcënuar çiftin zviceran, Petra dhe Hans Z.

Lexo po ashtu Loredana Zefi ka një përgjigje për mikeshën që e ka akuzuar për plaçkitje

Pas skandalit në Zvicër ajo dhe bashkëshorti i saj, Mozzik u ktheyn në Kosovë dhe sot ata kanë mbajtur një konferencë për media, të cilët sqaruan gjithçka lidhur me rastin në fjalë.

Loredana Zefi (Foto Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ndërkohë, Loredana ka treguar edhe arsyen se përse ishte kthyer në Kosovë, pasiqë kishte spekulime të shumta nëse është larguar përfundimisht nga atje.

“Për fillim deshta të them që në Kosovë kam ardhur për të xhiruar klipin e ri, pas përfundimit të videoklipit do kthehem prapë në shtëpinë time në Zvicër më bashkëshortin dhe vajzën timë, Hanën”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se Loredana është akuzuar edhe nga një mikeshë e ngushtë se i kishte vjedhur qindra euro gjatë qëndrimit në Kosovë, gjë të cilën e mohoi 23 vjeçarja.

Përndryshe, Mozzik dhe Loredana vitin e kaluar u bënë prindër për herë të parë të një vajze. /Telegrafi/

Exit mobile version