Site icon Telegrafi

Loredana Zefi ka një përgjigje për mikeshën që e ka akuzuar për plaçkitje

Loredana Zefi (Foto Ridvan Slivova/Telegrafi)

Loredana Zefi gjatë ditëve të fundit ishte një ndër rep-artistet që u përfol më së shumti në Kosovë dhe Zvicër.

Këngëtarja shqiptare ishte arrestuar dhe më pas liruar nga autoritet zvicerane me dyshimet se ka mashtruar, zhvat dhe kërcënuar një çift zviceran, Petra dhe Hans Z.

Lexo po ashtu Një histori tjetër mashtrimi, shoqja e ngushtë tregon se si e plaçkiti Loredana Zefi

Pos këtyre edhe një mikeshë e ka akuzuar këngëtaren shqiptare t’i ketë marrë disa qindra euro, por që rep-artistja i ka hedhur poshtë akuzat.

“Unë e kam një pyetje për atë vajzën. Ku ke qenë deri më tani nëse të kam vjedhur? Pse s’ke raportuar?”, ka pyetur biondina.

Loredana Zefi dhe Mozzik (Foto Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ndërkaq, këngëtarja ka folur edhe rastit të çiftit zviceran gjersa disa fjalë i ka pasur edhe bashkëshorti i saj, Mozzik.

Lexo po ashtu Loredana Zefi sqaron akuzat për mashtrim të ngritura në Zvicër
Lexo po ashtu Mozzik: Loredanën do ta përkrahi gjithmonë

Ndryshe, këngëtarja dhe i dashuri i saj, reperi Mozzik kohët e fundit janë bërë prindër të një vajze që e kanë pagëzuar me emrin – Hana. /Telegrafi/

Exit mobile version