Site icon Telegrafi

Loredana Zefi humb babanë, dedikimi prekës i këngëtares

Loredana Zefi (Foto: Instagram/loredana)

Këngëtarja nga Ferizaji, Loredana Zefi ka humbur babanë, i cili mësohet se është ndarë nga jeta pak orë më parë.

Njoftimin e ka bërë vetë reperja në profilin e saj në Instagram. Ajo i ka bërë një dedikim prekës të atit, ndërsa ka marrë edhe shumë ngushëllime nga fansat në rrjetin social.

“Faleminderit baba që deri më sot ke bërë më të mirën për neve. Sot është Dita e Shelbumit dhe sot ike nga ne. Unë të dua ty dhe lutem për ty ta kesh mirë atje lartë. Për njerëzit e mi që në këto të vështira më ndihmojnë, ju faleminderit nga zemra”, ka shkruar Loredana.

Loredana Zefi (Foto: InstaStory/loredana)

Njëjtë ka vepruar edhe bashkëshorti i biondinës, reperi Mozzik, i cili i ka shfrytëzuar rrjetet sociale duke thënë se do ta kujton vjehrrin e tij.

”Baba Lush, pusho në Paqe! Zoti ta mëshiroftë shpirtin tënd të mirë e të butë. Do të kujtojë sa të jam gjallë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Mozzik dhe Loredana tashmë janë të martuar dhe janë prindër të një vajze të pagëzuar me emrin, Hana. /Telegrafi/

Mozzik (Foto: InstaStory/mozzik)
Exit mobile version