Telegrafi

Loredana Zefi fiton sërish çmim në MTV EMA

Loredana Zefi (Foto: Instagram)

Sukseset duket se nuk kanë të ndalur për artisten shqiptare e cila jeton dhe vepron në Zvicër, Loredana Zefi.

Ajo edhe këtë vit është zgjedhur si “Performuesja më e mirë zvicerane” në evenimentin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, ndërsa shprehet e lumtur për të gjithë përkrahjen që mori.

“Rrëmbeva çmim në MTV Award për të dytën herë, faleminderit të gjithëve që më votuan. Ju dua të gjithëve”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Publikohet lista e plotë e fituesve në MTV EMA 2020

Lori për të njëjtin çmim u shpërblye edhe vitin e kaluar, paraqitja e së cilës bëri bujë të madhe gjithandej.

Krahas Loredanës, të pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishin edhe yjet: Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha. /Telegrafi/