Reperja me prejardhje nga Ferizaj, Loredana Zefi, ka befasuar fansat me projektin e radhës që solli.
Ajo ka bashkuar forcat me artisten e famshme botërore, Stefflon Don, për këngën e re.
Biondja dhe reperja britanike mbrëmë sollën ‘remiksin’ e “Uh Uh”, i cili tashmë është në dispozicion në platforma digjitale përjashtuar YouTube.
Lidhur me këtë, reagimet e fansave të tyre ishin të shumta marrë parasysh suksesin e dy artisteve.
Duket se projekti së shpejti do të plasohet edhe në kanalin YouTube, për ata që nuk mund ta dëgjojnë në platformat e tjera.
Loredana gjatë kësaj kohe është kthyer në një nga personazhet më aktive në skenë me albumin e ri të titulluar “Medusa”.
E njëjta po ashtu u komentua edhe për ribashkimin me Mozzik, me të cilin ka një vajzë të quajtur, Hana. /Telegrafi/