Loredana Zefi dhe partneri i saj, Karim Adeyemi, kanë shijuar një dasmë së bashku.
Çifti, që filloi lidhjen këtë vit, qenë të ftuar në një ceremoni në Stamboll të Turqisë.
Ata janë shfaqur elegant – artistja shqiptare me një fustan të zi të gjatë, e Karim në anën tjetër me kostum bardh e zi.
Të njëjtit duket se kanë kaluar një periudhë të mirë, ku në një moment shihen edhe duke kërcyer me këngë shqip.
Dukjen e kanë kompletuar me një palë syze dielli, ndërkohë që Loredana ka bërë një ndryshim së fundmi në pamje.
Ata këtë vit kanë qenë tejet shumë në vëmendje duke u komentuar për çdo lëvizje.
Romanca e këngëtares vjen pas ndarjes nga Mozziku, me të cilin ka edhe një vajzë. /Telegrafi/