Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, mbrëmë pas mesnatës ka publikuar një projekt të ri muzikor.
Ajo këtë herë ka bashkuar forcat me reperin nga Gjermania, Capital Bra, projekti i të cilëve mban titullin “Nicht verdient”.
Kënga vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa biondja ka arritur të marrë vëmendje edhe kësaj radhe me stilin e saj të veçantë.
Për producimin janë përkujdesur Beatzarre, Djorkaeff, BuJaa Beats, kurse miksimin dhe masterizimin e ka bërë Beatzarre.
Ndërkohë, videoja atraktive i është besuar Heiko Hammer.
Ky është projekti i dytë i artistes nga Ferizaj i realizuar në këtë kohë karantine, pas atij që e solli me Zunën “Du Bist Mein”.
Lori përndryshe është vetë-izoluar në shtëpinë e saj në Gjermani bashkë me vajzën Hanën, me të cilën shpesh ndan momente të lumtura në rrjetet sociale. /Telegrafi/