Site icon Telegrafi

Loredana Zefi me dedikim emocionues në ditëlindjen e gjashtë të vajzës

Vajza e Mozzikut dhe reperes Loredana Zefi, Hana, feston ditën e sotme (e mërkurë) ditëlindjen.

E lindur më 18 dhjetor të vitit 2018, ajo ka mbushur plot gjashtë vite jetë.

Me këtë rast nuk ka munguar një dedikim emocionues nga e ëma, në një postim të shpërndarë në InstaStory.

Foto: Screenshot/Instagram

“Gëzuar ditëlindjen vajza ime e bukur. Ti je gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Dhurata ime më e madhe”, ka shkruar ajo.

Tutje artistja nga Ferizaj tha: “Të dua Hana, nëna jote”.

Lexo po ashtu “Rashë në 43 kilogramë” - Loredana rrëfen në librin e ri depresionin pasi u nda nga Mozzik

Loredana dhe Mozzik janë të ndarë prej disa vitesh dhe Hana jeton me këngëtaren në Zvicër.

Sikurse Lori ashtu edhe reperi, të dy kanë nisur romanca të reja dashurie. /Telegrafi/

Exit mobile version