Telegrafi

Loredana Zefi, Dardan dhe DJ Regard- artistët shqiptarë që po pushtojnë top listën gjermane

Sukseset e shqiptarëve anë e mbanë botës nuk kanë të ndalur, gjersa tanimë kanë arritur të depërtojnë në fusha të ndryshme si në muzikë, aktrim e modë.

Dhe së fundmi, Offizielle Deutsche Charts (Listat zyrtare gjermane) ka publikuar listën e 100 këngëve më të dëgjuara në Gjermani dhe në bazë të kësaj shihet se yjet shqiptare renditen në top 10.

Në vendin e parë renditet Loredana me projektin e ri muzikor “Kein Wort” në bashkëpunim me Juju, i cili deri më tani ka kaluar shifrën e dhjetë milionë shikimeve në YouTube.

Më pas, në vend të gjashtë radhitet reperi shqiptar i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Dardan, dhe vendin e tetë e ka zënë artisti nga Ferizaj, Dardan Aliu i njohur si DJ Regard me projektin “Ride it”, remiksin e të cilit e solli në 2019.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Loredana Zefi

Dhe jo më kaq, sukseset e këtyre artistëve veçse janë duke u rritur dhe kjo ka bërë që përmes emrave të tyre të njihemi nga e gjithë bota.

Artistët shqiptarë pushtojnë top listën gjermane (Foto: Offizielle Deutsche Charts)

Dardani është një emër që shpejt u bë i njohur për adhuruesit e hip hopit në Gjermani, derisa në anën tjetër Loredana vetëm vitin e kaluar ishte në mesin e pesë personave më të kërkuar në ‘Google’.

Ndërsa, DJ Regard pushtoi botën me vetëm një këngë dhe këtë vit ka paralajmëruar projektet e reja ndërkombëtare e po ashtu e ka konfirmuar edhe pjesëmarrjen në njërin prej festivaleve më të mëdha në botë siç është “Tomorrowland” që mbahet në Boom të Belgjikës. /Telegrafi/