Telegrafi

Loredana, Yll Limani, Ledri Vula – artistët shqiptarë shijojnë pushimet në Mykonos të Greqisë

Një pjesë e madhe e artistëve shqiptarë tashmë kanë nisur pushimet dhe duket se kanë zgjedhur një destinacion të njëjtë.

Bëhet fjalë për reperin Ledri Vula dhe partneren e tij, Sara Hoxhën, reperen Loredana Zefi e po ashtu edhe artistin tjetër të njohur, Yll Limani, të cilët momentalisht janë në Mykonos, Greqi.

Në këtë vend pushimet po i kalojnë edhe çifti i njohur nga Shqipëria, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska.

Loredana Zefi (Foto: Instagram)

Së fundmi ka qenë Lori e cila ka ndarë disa fotografi nën shoqërimin e Yllit e po ashtu edhe vajzës së Ledrit, Poem Blu.

Lexo po ashtu Ledri Vula: Fëmijët nuk do të mbajnë mend lodrat apo lojërat që ua keni blerë, por kohën që keni shpenzuar me ta

“Një miqësi e mirë ta rifreskon shpirtin”, ka shkruar Zefi në imazhin me Yllin.

Loredana Zefi (Foto: Instagram)

Të njëjtit shihen se po argëtohen në masë të madhe, gjersa pushimet vijnë pas një sërë angazhimesh me mbrëmje e koncerte muzikore.

Në po të njëjtin lokacion në shtetin helen ndodhet edhe modelja e aktorja e njohur nga Peja, Arta Nitaj. /Telegrafi/

Loredana Zefi (Foto: Instagram)

 

Sara Hoxha (Foto: Instagram)