Telegrafi

Loredana vjen me “Mit Dir” që arrin sukses në orët a para të lansimit

Loredana në videoklipin e këngës “Mit Dir” (Foto: Screenshot/YouTube/LOREDANA)

Loredana Zefi e ka publikuar me videoklip këngën e saj më të re, e cila mban titullin “Mit Dir”.

E realizuar me regji të Felix Aaron dhe me një koreografi interesante, videoja muzikore e sjell këngëtaren në një performancë skenike.

Edhe ky projekt është realizimi i producentëve të suksesshëm, Miksu dhe Macloud të cilët qëndrojnë prapa këngëve të reperes shqiptare.

Pjesë e videos muzikore janë edhe Senna Gammour dhe Bonez MC, për të cilin u spekulua për një lidhje me këngëtaren.

Projekti i ri Loredanës është pëlqyer shumë që në orët e para të publikimit, ndërsa videoklipi pritet të kalojë një milion shikime brenda ditës së parë të lansimit. /Telegrafi/