Loredana Zefi e ka publikuar me videoklip këngën e saj më të re, e cila mban titullin “Mit Dir”.
E realizuar me regji të Felix Aaron dhe me një koreografi interesante, videoja muzikore e sjell këngëtaren në një performancë skenike.
Edhe ky projekt është realizimi i producentëve të suksesshëm, Miksu dhe Macloud të cilët qëndrojnë prapa këngëve të reperes shqiptare.
Pjesë e videos muzikore janë edhe Senna Gammour dhe Bonez MC, për të cilin u spekulua për një lidhje me këngëtaren.
Projekti i ri Loredanës është pëlqyer shumë që në orët e para të publikimit, ndërsa videoklipi pritet të kalojë një milion shikime brenda ditës së parë të lansimit. /Telegrafi/